Abramovich refuzon ofertën, derdh të tjera miliona për Chelsean

Përballë zërave për shitjen e mundshme të Chelseat për një shumë drithëruese prej plot 2 miliardë paund, manjati rus Roman Abramovich ka vendosur të përgjigjet në mënyrën e tij, duke refuzuar me mirësjellje çekun e investitorëve e duke investuar të tjera miliona personalisht, transmeton Top Channel.

Biznesmeni vendosi t’ia kthente dërguesit, Jim Ratcliffe, ofertën tunduese për aksionet e klubit të futbollit, madje i qëndron krenar investimit që është dhjetëfishuar në kryeqendrën britanike.

Kështu, nën direktivat e Roman Abramovich do të nisë rikonstruksioni i impiantit mitik “Stamford Bridge”. Kjo pritet të kushtojë rreth 500 milionë paund, një zhvillim i ri duke pasur parasysh problemet burokratike të manjatit rus.

Roman pati probleme me rinovimin e vizës britanike, duke u detyruar të marrë kështu një pasaportë izraelite për të mundësuar qëndrimin dhe ndjekjen e ekipit. Këto probleme, që ndoshta milionerët e kalibrit të tij nuk i llogarisin, u bënë shkak edhe për ofertat që erdhën për shitjen e Chelseat.

Gjithashtu, raportet e ftohta mes Rusisë dhe Britanisë së Madhe në rrafshin diplomatik, shtynë planet për investime. Por, tani, Roman Abramovich kaloi nga fjalët në vepra.

Ai do të aplikojë një plan ambicioz, që do të çojë “Stamford Bridge” në një kapacitet 60 mijë vendesh, në pritje që rezultatet e fushës me ekipin e trajnerit Sarri t’i rikthejnë titullin në Londër, pavarësisht konkurrencës së fortë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button