Maqedoni, paralajmërohet ulje e pragut të pensionimit për minatorët

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Mila Carovska ka paralajmëruar se do të ulet pragu i pensionimit të minatorëve në Maqedoni, njofton Portalb.mk.

“Ashtu siç kemi premtuar, MPPS-ja tashmë ka përgatitur ligjin dhe presim që Qeveria e Maqedonisë ta miratojë në seanca e ardhshme. Me ndryshimet ligjore krijohet mundësia që minatorët të shkojnë në pension nëse kanë stazh të punës për meshkuj 40 vjet, për femrat 35 vjet”, tha Carovska.

Me ndryshim-plotësimin e ligjit për pension dhe sigurim invalidor, minatorët të cilët kanë stazh të privilegjuar, fitojnë ulje të pragut të pensionimit në proporcion me kohëzgjatjen e stazhit të punës me përfitime.

Këto u thanë gjatë takimit që ministrja Carovska e realizoi në Kamenicën e Maqedonisë në kuadër të Ditës së Minatorëve – 28 Gushti, me kryetaren Sonja Stamenkova dhe banorët, pjesa dërmuese e të cilëve punojnë si minatorë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button