Adelina Tahiri u bë nënë, ajo solli në jetë një djalë (FOTO)

Adelina Tahiri ka një arsye më tepër për të qenë e lumtur gjatë ditës së sotme.

Këngëtarja shqiptare është bërë nënë për herë të parë në moshën 27-vjeçare.

Ajo ka sjell në jetë një djalë, të cilin e ka pagëzuar me emrin Joni, transmeton Telegrafi.

A post shared by AdelinaTahiri (@adelina_tahiri1) on

Kështu së paku ka bërë të ditur biondina përmes rrjeteve sociale teksa ka publikuar edhe një fotografi të dorës së djalit.

“Mirë se erdhe në jetë princi i vogël Joni”, ka shkruar në llogarinë personale në Instagram, Tahiri.

Theksojmë se muaj më parë është martuar me afaristin dhe avokatin maqedonas, Serjozha Markov, i cili është vëlla i bashkëshortes së zëdhënësit të VMRO-DPMNE-së, Ivo Kotevski.

Ndryshe, këngëtarja besohet se gjatë vitit të ardhshëm do të sjell këngë të reja muzikore.

Welcome to the world Little Prince ?? JON ??

A post shared by AdelinaTahiri (@adelina_tahiri1) on

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button