Kuvendi e filloi procedurën për emërimin e përbërjes së Komisionit Shtetëror për Vendimmarrje në Shkallë të Dytë

Kuvendi i Maqedonisë përfundimisht, pas 5 muajve nga shkarkimit të vjetër ka filluar proces për emërim të përbërjes së re të Komisioni Shtetëror për Vendimmarrje në Shkallë të Dytë në Fushën e Mbikëqyrjes së Inspektimit dhe Procedurës Kundërvajtëse, pasi që dje në Komisionin për Zgjedhje dhe Emërime nga ana e anëtarëve ishte propozuar përbërja e re, njofton Portalb.mk.

Për shkak ngecjes në zgjedhjen e përbërjes së re, të punësuarit në shërbimin profesional të këtij Komisioni nuk kanë marrë rroga 5 muaj me radhë, ndërkaq nuk kanë as sigurim shëndetësor dhe pensional. Në letrën që ata e kanë dërguar në “A1on” thuhet se Komisioni është në gjendje katastrofike, nuk kanë kurrfarë kushte për punë, ndërkaq të sëmurët kronik janë në mëshirën e fatit pasi që nuk munden ta marrin terapinë përkatëse pa sigurim shëndetësor, ndërkaq barnat nuk munden që t’i blejnë privatisht pasi që janë lënë thuajse gjysmë viti pa rroga.

Ng ana e Komisionit për Zgjedhje dhe Emërime, si kryetare e Komisionit Shtetëror për Vendimmarrje në Shkallë të Dytë në Fushën e Mbikëqyrjes së Inspektimit dhe Procedurës Kundërvajtëse, bashkë me kryetarin janë 7 anëtarë, ndërkaq si propozim nga Komisioni për Zgjedhje dhe Emërime, përskaj Ruseskës si kryetare janë gjetur edhe Iskra Davitkovska – Kostova, juriste nga Shkupi, Ristanka Lalçevska, juriste nga Ohri, Mirjana Panajotova, juriste nga Strumica, Nexhdet Vinca, jurist i diplomuar nga Ohri, Shefki Jashari, jurist i diplomuar nga Kollarja e Kërçovës dhe Gjorgji Çukarski, jurist i diplomuar nga Strumia.

Seanca plenare në të cilën duhet që të votohet kjo përbërje e Komisionit Shtetëror për Vendimmarrje në Shkallë të Dytë në Fushën e Mbikëqyrjes së Inspektimit dhe Procedurës Kundërvajtëse do të caktohet javën e ardhshme.

Shërbimi profesional në këtë Komision Shtetëror, do të përbëhet prej 24 administratorëve dhe 4 punëtorë të shpërndarë në 3 sektorë ose gjithsej 28 punëtorë, shumica e të cilëve nuk jetojnë në Shkup dhe janë të obliguar që të udhëtojnë çdo ditë për në kryeqytet që të arrijnë në punë, gjë që paraqet harxhim shtesë për ta. Në mesin e 28 të punësuarve, përskaj të sëmurëve kronik ka edhe gra shtatzëna, të cilat duhet të lindin, a nuk kanë sigurim shëndetësor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button