Ka trafikuar emigrantë nga Afganistani me “Skania”, u kap në Bogorodicë

Mbrëmë në ora 12:10, në Stacionin e Policisë së vendkalimit kufitar të Bogorodicës, është njoftuar se në terminalin doganor në Bogorodicë, gjatë kontrollit të veturës “Skania” me tabela të regjistrimit të Iranit e udhëhequr nga M.M. (32) në pjesën e sipërme të shtojcës së veturës janë gjetur tre persona emigrantë ilegal, njofton Portalb.mk.,

Siç njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme, në vendin e ngjarjes janë dërguar ekipi i kontrollit nga Stacioni Policor për vendkalimin kufitar Bogorodicë, dhe është konstatuar se bëhet fjalë për tri persona nga Afganistani, ku ngasësi i veturës dhe emigrantët janë arrestuar dhe janë dërguar në Stacionin e Policisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button