Shtatorja e Nënës Terezë do të jetë para Qeverisë?

Shtatorja tridhjetëmetërshe në afërsi të drejtpërdrejt të sheshit të qytetit, sot edhe zyrtarisht u konfirmua në Planin detajor urbanistik për rajonin qendror të qytetit.

Shtatorja planifikohet që të ngritët në pjesën ku tani gjendet pikë-stacioni për marrjen me qira të biçikletave. Megjithatë, ndonëse deri më tani flitej se pllaka përkujtimore do të jetë për nder të Nënës Terezë, kryetari i komunës Qendër Vlladimir Todoroviq, sot para Këshillit të komunës nuk dëshironte ta konfirmojë këtë.

Ai theksoi se paratë për ndërtimin e shtatores do të sigurohen përmes donacioneve, ndaj, sipas kësaj, gjatë konfirmimit definitiv të lokacionit të saktë do të merret parasysh edhe mendimi i investitorit. Todoroviq paralajmëroi se ka mundësi që shtatorja e humanistës së madhe shqiptare të ngritët edhe në qarkoren që do të ndërtohet në urën “Goce Dellçev”, në afërsi të Qeverisë.

Sidoqoftë, shtatorja me shatërvan, e lartë 30 metra, megjithatë do të ndërtohet në afërsi të shatërvanit me përmendoren e Aleksandrin e Madh. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button