Një djalosh 15 vjeçarë zhduket në Liqenin e Mavrovës

Një djalosh pesëmbëdhjetë vjeçarë nga fshati Mavrovë është zhdukur në ujërat e Mavrovës pasi kishte shkuar për not. Kufoma e tij ende nuk është gjetur, ndërsa ekipe të MPB-së me varka kërkojnë sipërfaqen dhe thellësinë e liqenit.

Ngjarja ndodhi në afërsi të kishës “Shën Nikol” në fshatin Mavrovë sot pasdite rreth orës 14 e 30.

Sipas SPB Tetovë, djaloshi dëshiroi të notojë nga bregu drejt një platforme e distancuar rreth 200 metra nga bregu në të cilin paraprakishtë kishin arritur dy shokët e tij. Sipas deklaratave të tyre, menjëherë pas zhytjes në ujë, Q.S u fundos dhe nuk doli në sipërfaqe.

Ekipe të policisë së Gostivarit janë në vendngjarje dhe po tentojnë ta gjejnë kufomën dhe të zbulojnë shkaqet e fatkeqësisë. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button