Në Maqedoni rritet dhuna familjare

Gjatë disa viteve të kaluara kemi trend të rritur të evidentimit të rasteve të dhunës familjare të shoqëruar me procesuim të rritur ndëshkues të numrit të kryerësve të regjistruar.

Në mënyrë analitike mund të konstatohet se gjatë periudhës së fundit është ndryshuar vetëdija për dhunën familjare, deklaroi ministrja e Punës së Brendshme Gordana Jankullovska në fjalimin e debatit publik kushtuar Strategjisë nacionale për parandalimin dhe mbrojtjen nga dhuna familjare 2012-2015, i cili u mbajt në organizim të Komisionit kuvendor për mundësi të barabarta të grave dhe burrave.

“Sa më e shëndosh të jetë familja, aq më e shëndosh do të jetë edhe bashkësia dhe shteti. Po bëhen hapa të fuqishëme sistematike në drejtim të parandalimit dhe mbrojtjes nga dhuna familjare. Problemi është tejet i rrezikshëm sipas pasojave të cilat ngjajnë prej tij. Ligji mund të ndëshkojë dhe sanksionojë, por shenjat në shpirtin njerëzor dhe jetë nuk mund të kompensohen me kurrfarë sanksionesh. Andaj nevojitet që të fokusohemi në diçka që i paraprinë veprave të tilla penale. Për këtë shkak është e rëndësishme parandalimi nga dhuna familjare dhe ngritja e vetëdijes shoqërore”, deklaroi Jankullovska.

Në tremujorëshin e parë të vitit, sqaroi ajo, janë evidentuar 134 vepra penale të kryera gjatë dhunës familjare, që është nëntë për qind më pak se në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

“Në tremujorëshin e parë të këtij viti më të shpeshta janë lëndimet trupore ku janë regjistruar 101 vepra të tilla penale, 22 vepra penale kërcënim të sigurisë, gjashtë – lëndime të rënda trupore, një tentim për vrasje etj. Nga numri i përgjithshëm i kryerësve të veprave penale, 96 për qind gjegjësisht 132 kryerës prej gjithsej 137 të evidentuar janë burra dhe pjesa më e madhe janë bashkëshortë. Viktimat në të shumtën e rasteve janë gratë – 177, ndërsa 29 janë burra. Pesëdhjetë e dy persona të dhunshëm janë qenën nën çrregullim psikik, 44 nën ndikim të alkoolit, ndërsa tre nën ndikim të drogave, theksoi Jankullovska. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button