Vritet me thikë një 54-vjeçar në Shkodër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në qytetin e Shkodrës, ku një shtetas 54-vjeçar ka humbuj jetën.
 
Bëhet fjalë për shtetasin Prendush Fushaj, i cili është qëlluar me thikë. Ai është transportuar menjëherë në spitalin rajonal të qytetit, por nuk i mbijetoi plagëve të marra, transmeton TCH.
Ngjarja ka ndodhur në zonën e njohur si “Ura e Thive’, ndërsa policia ka identifikuar autorin dhe ka ngritur postblloqe të shumta, për arrestimin e tij.

Paraprakisht mësohet se mes autorit të krimit dhe viktimës, ka pasur konflikte të mëhershme, ndërsa grupi hetimor po punon për të zbardhur dinamikën e ngjarjes.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button