Portieri i Manchester City-t, Muriqi zgjodhi Kosovën

Arijanet Muriqi, portieri i kampionit anglez Machester City, dhe portieri i deritanishëm i përfaqësueses së të rinjve Malit të Zi, nuk do të mbrojë më për këtë vend, por se në të ardhmen ai do të mbrojë ngjyrat e Kosovës, ka njoftuar Federata e Futbollit të Kosovës, transmeton Anadolu Agency (AA).

Siç shkruhet në faqen zyrtare “Përpjekjet e parreshtura të ish presidentit Fadil Vokrri e ku ishte i pranishëm edhe presidenti i aktual Agim Ademi bashkë me menaxherin Bajram Shala, për të sjellë futbollistë të rinj e të talentuar në kombëtaren A, u kurorëzuan me sukses”.

Arijanet Muriqi ishte pjesë e përfaqësueses së të rinjve të Malit të Zi. Ai ka luajtur tri ndeshje, kurse në ndeshjen e fundit kundër Sllovenisë u ndëshkua direkt me karton të kuq pasi goditi me kokë lojtarin kundërshtar.

Muriqi (19) kohë më parë u bë portieri i dytë i kampionit anglez, të cilin e kthyen nga huazimi në NAC Breda, për shkak të lëndimit të Claudio Bravo-s.

Arijanet Muriqi ka lindur në Zvicër, ka shtetësinë zvicerane ndërsa me origjinë është nga Rozhaja.

Ai ka ndjekur ekipet për të rinjtë të Cyrihut dhe Grashopers, dy vite më parë, para se të arrinte në Manchester City.

Trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola dy ditë më parë tha se Muriqi “është një potencial i paparë”. Ai ishte në pankinën e City-t të shtunën në ndeshjen kundër Wolverhampton.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button