Grubi: Kërkesa e Selës është e panevojshme

Në lidhje me propozimin e liderit të Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela për thirrje të tryezës së partive shqiptare, është deklaruar deputeti i Bashkimit Demokratik për Integrim, Artan Grubi, duke thënë se e njëjta është e panevojshme.

“Kjo temë është e ekzagjëruar, është tashmë e konsumuar sepse të gjithë ne jemi pro NATOs dhe BE-së. Do të takohemi njëri me tjetrin për ta konfirmuar që jemi pro NATOs dhe BE-së. Nuk ka nevojë, sipas vlerësimit tonë në këtë moment, sepse kjo është përcaktim i votuesve dhe qytetarëve tanë shqiptarë dhe nuk kemi ne se çka të kalkulojmë me dëshirën e votuesit shqiptarë në RM. Ata duan që ta përkrahin referendumin, ata e duan integrimin në NATO dhe BE prandaj nuk shohim hapësirë për zhvillim të politikave ditore në lidhje me një çështje kaq madhore” tha për Alsat-M, Artan Grubi.

Nevojën për thirrje të tryezës së partive shqiptare e shohin edhe nga BESA me kryetar Afrim Gashi dhe Bilall Kasami.

Përndryshe, dje Sela ka paralajmëruar se në kohën kur do të hapet Kushtetuta e Maqedonisë, për t’ju nënshtruar ndryshimeve që parashihen me marrëveshjen me Greqinë, ASH-ja do ta ftojë tryezën e partive shqiptare që të marrin një qëndrim unik për gjuhën shqipe.

“Tryeza është dashur të ftohet nga lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, por meqë ai nuk e bëri atë, ne si ASH, kur të hapet Kushtetuta do ta ftojmë tryezën me qëllim që të formohet një qëndrim unik i subjekteve politike rreth ndryshimeve kushtetuese”, tha Sela.

Aleanca për Shqiptarët do ta mbështesë referendumin, por kërkon marrëveshje shqiptare-maqedonase

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button