Del ekspertiza: Agresori i Selenicës i cili u mori jetën 8 personave nuk ka probleme mendore

Ritvan Zykaj ishte vrasësi i cili qëlloi për vdekje 8 persona (2 fëmijë) të fisit të tij në fshatin Selenicë disa ditë më parë.

Pasi është arrestuar nga policia, Zykaj i është nënshtruar kontrolleve psikike, përgjigjet e të cilave kanë dalë ditën e sotme. Ritvani nuk ka probleme mendore dhe nuk është kuruar ndonjëherë për probleme të tilla. Masakra që ai ka kryer ka qenë me vetëdije të plotë.

Ai pritet tashmë të dënohet me akuzën “Vrasje në rrethana cilësuese, ndaj dy ose më shumë personave”.

Masakra ndodhi pasditen e 12 gushtit në fshatin Resulaj të Selenicës, ku pas njw dreke familjare Zykaj ekzekutoi me 30 plumba automatiku 8 pjesëtarë të fisit të tij pasi nuk duronte dit siç deklaroi akuzat e tyre pë grabitjen e pulave. Në celularin e autorit të masakrës polica ka gjetur një sërë komunikimesh telefonike para dhe pas krimit si dhe një video ku Ritvan Zykaj pasi ka vrarë 8 të afërmit e tij ka filmuar oborret e mbushura me viktima e gjak në lagjen e tij dhe është larguar për tu fshehur për 8 orë deri sa u arrestua.

Në fshatin e tij Zykaj njihej si një person problematik por paçka procedimeve disa herë nga policia si person i dyshuar për vjedhje ai asnjëherë s’ishte dënuar. Armën e krimit kallashnikov, Zykaj e ka pasur në banesën e tij dhe nga deklarimet në polici ai është shprehur se arma ishte siguruar gjatë rrëmujave të vitit 1997 dhe që nga ajo kohë e mbante të fshehur në kasollen e bagëtive.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button