Në Ministrinë e Kulturës nisin punimet për themelimin e Teatrit të Gostivarit (FOTO)

Në Ministrinë e Kulturës së Maqedonisë sot është formuar grupi punues për themelimin e Teatrit të Gostivarit në përbërje të regjisorit, Sulejman Rushit dhe aktorëve Berat Saliu dhe Argjend Hasani, transmeton Portalb.mk.

“Sot Ministri i Kulturës i Republikës së Maqedonisë, Asaf Ademi, realizoi takim me grupin nismëtar, Komisionin për Themelimin e Teatrit në Gostivar. Në takim me ministrin ishin regjisori Sulejman Rushiti, kryetar, dhe Berat Saliu dhe Argjent Hasani, anëtarë të Komisionit”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.

Siç njoftojnë nga Ministria e Kulturës, deri më 30 shtator grupi i punës duhet të përgatit informacionin për nevojën e themelimit të Teatrit të Gostivarit, që i njëjti të dorëzohet në Qeverinë e Maqedonisë.

“Në këtë takim të parë u dakordua që deri më 30.09.2018 Komisioni në fjalë të përgatit informacion deri te Qeveria e Maqedonisë për nevojën e themelimit të këtij institucioni. Ministri Ademi shfaqi gatishmërinë e tij që të ndihmojnë në këtë iniciativë, duke shprehur vullnetin e mirë që kjo iniciativë të realizohet”, njoftuan nga Ministria e Kulturës.

 
Nga takimi i sotëm

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button