“Çështja e kazinos në Reçicë të Vogël ka marrë fund”

Objekti në Reçicë të Vogël nuk hapet, dhe për këtë ka dokument nga Drejtoria për të Ardhura Publike. Nga lëvizja Anti-Bixhoz thonë se ajo nuk i plotëson kushtet minimale, ndërkaq thonë se me propozim-ligjin ata do të kërkojnë që të gjitha kazinot të largohen 3 kilometra larg objekteve arsimore, njofton Portalb.mk.

Sipas Xhemal Abdiut puna e kazinos në Reçicë të Vogël është e përfunduar edhe e njëjta nuk do të mund të hapet më kurrë në atë vend. Sipas tij qytetarët e kanë arritur qilimin e tyre dhe tani më kjo punë  ka marrë fund, pasi që vendimi i Drejtorisë të Ardhurave Publike është që ky objekt nuk plotëson asnjë kusht për këtë veprimtari.

“Jemi të bindur se kazinoja në Reçicë nuk do të mund të hapet dhe kjo jo vepër është për shkak të këmbënguljes së qytetarëve, por edhe vendimit të DAP-it të marr me 8 gusht që ky objekt nuk plotëson asnjë kusht për këtë veprimtari. Ne jemi të gatshëm të reagojmë përsëri nëse ka ndonjë iniciativë tjetër  dhe kjo nuk është duke u bërë për inat të asnjërit, por për të ardhmen e fëmijëve tanë, jemi të kënaqur që kemi pasur përkrahjen e qytetarëve të thjeshtë  dhe intelektualëve, por edhe të disa hoxhallarëve”, tha Xhemal Abdiu nga lëvizja Anti bixhoz.

Ndryshe, qytetarët e Tetovës protestuan për mos hapjen e kazinosë në afërsi të Universitetit të Tetovës dhe shkollës së Mjekësisë në Tetovë. Protesta u përkrah edhe nga Komuna e Tetovës dhe rektori i UT-së, Vullnet Ameti. Në qytetin e Tetovës ka më shumë se 50 kazino dhe më shumë se 100 bastore sportive.

LEXO: Ligji për kazinot, “Anti-Bixhoz”: Jo 500 metra, por 3 kilometra të largohen nga institucionet arsimore

Mbi 50 kazino dhe dyfish më shumë bastore në Tetovë

Tetovë, kazinot vlojnë, pasojat tragjike

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button