Ligji për kazinot, “Anti-Bixhoz”: Jo 500 metra, por 3 kilometra të largohen nga institucionet arsimore

Gjatë ditës së sotme propozim ligji i dy deputetëve Ejup Halimi dhe Rexhail Ismaili ka kaluar në komision e Ministrisë së Financave dhe gjatë javës që vjen pritet të ketë debat publik për të njëjtën dhe të kalojnë në seancë kuvendare, njofton Portalb.mk.

Lëvizja Anti-Bixhoz e përshëndet kalimin e propozimit të dy deputetëve sa i përket propozim ligjit për kazinot, por nuk pajtohet me largësinë e kazinove nga institucionet publike. Ata vlerësojnë se largësia nga 500 metra ashtu siç është propozuar është e pa mjaftueshme dhe në atë propozim nuk janë përfshirë të gjithë objektet publike si dhe fetare.

“Ne nuk pajtohemi sa i përket largësisë të objektit dhe largësisë nga institucionet tek objekti dhe disa intervenime që duhet të bëhen në paragraf, brenda një javë do të këtë debat publik dhe ne do të arsyetojmë këtë, ne nuk pajtohemi edhe me largësinë ku Ministria e Financave kërkon 100 metra, këshilli komunal i Tetovës 300 metra dhe propozimi i dy deputetëve është 500 metra. Kërkesa jonë është 3 kilometra dhe ne nuk tërhiqemi nga kjo dhe duhet të plotësohen disa institucione që të plotësohen në ligj, duke përfshirë edhe objektet fetare”, thotë për Portalb.mk, Xhemal Abdiu nga Lëvizja Anti-Bixhoz.

Ndryshe, kazinot dhe bastoret ku parashihet luajtja e lojërave të fatit obligativisht të jenë në largësi së paku 500 metra nga fakultetet, universitetet, institutet, bibliotekat, çerdhet për fëmijë, shtëpi për kujdes të fëmijëve pa prindër dhe institucione të ngjashme, parasheh propozim – ligji i ri për ndryshim dhe plotësim të ligjit për lojëra të fatit.

“Largësia e hapësirës deri te objekti ku do mbahen lojërat e fatit konstatohet nga kufiri i parcelës ndërtimore në të cilën është i ndërtuar objekti dhe hyrja e hapësirës në të cilën luhen lojërat e fatit”, thuhet në propozim – ligj.

Edhe përkundër vendimit gjyqësor fillojnë punimet për hapjen e kazinos në Tetovë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button