OBSH: Rreth gjysma e shkollave në botë nuk kanë ujë të pijshëm

Pothuajse gjysma e shkollave në botë nuk ka ujë të pijshëm dhe kushte adekuate sanitare për miliona fëmijë të cilët janë të ekspozuar ndaj rreziqeve të ndryshme për shëndetin dhe jetën, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ekspertët e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) dhe Fondacionit të OKB-së për Fëmijët (UNICEF) publikuan një raport ku thuhet se rreth 900 milionë fëmijë në shkolla ballafaqohen me mungesën e kushteve elementare higjienike.

Përfaqësuesi i OBSH-së dhe udhëheqësi i projektit, Rick Johnston paralajmëroi se një program edukimi cilësor duhet të përfshijë gjithashtu kushtet adekuate të qëndrimit të fëmijëve në shkolla.

Ai gjithashtu paralajmëron se mungesa e ujit të pastër dhe kanalizimeve mund të shkaktojë dehidrim, sëmundje dhe madje edhe vdekje.

Pothuajse një e treta e shkollave fillore dhe të mesme nuk kanë furnizim të sigurt dhe cilësor të ujit të pijshëm. Raporti më tej citon se gati 20 për qind e shkollave nuk kanë ujë të pijshëm. Diç më shumë se një e treta e shkollave nuk kanë objekte adekuate sanitare dhe çdo e pesta shkollë fillore dhe çdo e teta shkollë e mesme nuk kanë objekte sanitare.

Çdo e dyta shkollë në botë nuk ka kushte të duhura për larjen e duarve, të cilat janë të domosdoshme për parandalimin e përhapjes së infeksioneve dhe sëmundjeve. Situata më e keqe është në Afrikën sub-sahariane, Azinë lindore dhe juglindore.

Mirëpo, ekspertët janë optimistë dhe thonë se situata mund të përmirësohet me shpejtësi nëse udhëheqësit botërorë e vendosin si prioritet problemin e ujit dhe sanitarisë.

“Me vullnet politik është e mundur të ofrohen shërbime të mira”, tha Johnston.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button