Grindje banale mes të rinjsh, plagoset 20-vjeçari në Durrës

Një 20-vjeçar është sulmuar e plagosur rëndë me thikë këtë fundjavë, nga tre persona, dy prej të cilëve u arrestuan nga policia, shkruan Zëri.

Ngjarja ka ndodhur për motive krejt banale, të të parit shtrembër mes të rinjsh, ndërsa është përfshirë edhe një i mitur 17-vjeçar, që është shpallur në kërkim nga policia.

Sherri ndodhi në Spitallë të Durrësit të shtunën, ndërsa u raportua nga policia, vetëm pas arrestimit të dy prej autorëve të dyshuar, gjatë ditës së sotme.

Policia vuri në pranga shtetasit Nikoll Përlleshi, 31 vjeç dhe Bibë Deden, 48 vjeç, të dy banorë të Durrësit. Gjithashtu është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit J.B. 17 vjeç, i afërm i dy të arrestuarve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button