Policia izraelite arreston 7 palestinezë në Kuds

Policia izraelite ka arrestuar 7 palestinezë në Kuds, në mesin e të cilëve ndodhet edhe një vajzë, raporton Anadolu Agency (AA).

Amjad Ebu Asab, kreu i Komitetit të familjeve të të burgosurve në Kuds në një deklaratë për AA tha se policia e Izraelit ka kryer bastisje ndaj shtëpive të palestinezëve në qytezën El-İsaviyye në lindje të Kudsit.

Asab njofton se në këto bastisje janë arrestuar 5 palestinezë. Ai po ashtu bën të ditur se policia izraelite në pikën e kontrollit në dalje të Mesxhid-i Aksasë ka arrestuar edhe një vazjë palestineze 16 vjeçare.

Drejtori i Qendrës së Mediave në Kuds, Muhammed es-Sadik tha se policia izraelite ka kryer bastisje ndaj shtëpive të palestinezëve në kampin e emigrantëve Shufat në Kudsin Lindor, ku kanë arrestuar një person.

Ndërkohë në një deklaratë nga Komuna e Kudsit thuhet se rrugët që çojnë në portën El-Esbat të Mesxhid-i Aksasë janë mbyllur për 5 ditë “nën preteksin se po zhvillohen punimet për mirëmbajtje”.

Ushtria izraelite shpesh kryen arrestime në të gjithë Bregun e pushtuar Perëndimor me pretekstin se palestinezët e arrestuar janë persona “të kërkuar”.

Sipas shifrave palestineze, rreth 6 mijë palestinezë janë duke vuajtur aktualisht në burgjet izraelite.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button