Izet Zeqiri: Dikush duhet të marrë pëgjegjësi për ekonominë e dobët

Kuvendi sot vazhdoi debatin për Propozim-ligjin për debitim të Republikës së Maqedonisë me hua tek Dojçe Banka sipas Marrëveshje për hua dedikuar për mbështetje buxhetore, me procedurë të shkurtuar.

Debat i ashpër u zhvillua mes deputetëve të LSDM-së dhe ata të VMRO-së qeveritare, në lidhje me shpenzimin e parave buxhetore. Deputetët opozitar akuzuan për shpenzime joproduktive, duke lënë në harresë infrastrukturën katastrofale që shpesh merr edhe viktima në njerëz, mikroekonominë e shëndetësinë.

Deputeti i RDK-së, Izet Zeqiri parashikon tjetër rebalanc buxhetor në tre muajt e ardhshëm.

“Në tre muajt e ardhshme do të kemi nevojë edhe për 100 milionë euro. Nëse analizojmë trezorin ne kemi mungesë mjetesh dhe do duhet të kemi rebalanc” – tha Zeqiri.

Ai theksoi se po ngushtohet rrethi dhe se dikush duhet të japë përgjegjësi për situatën e rëndë ekonomike në vend.

“Dita ditës do të vijmë në situatë që dikush të japë përgjegjësi për gjithë këto përmendore të mëdha dhe ekonomi të vogël” – tha Izet Zeqiri. /Portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button