Carovska: Sivjet buxhet më të madh për ndërtimin dhe riparimin e kopshteve të fëmijëve

Buxhet më i madh prej 41.6 milion denarësh ndahet këtë vit për investime në ndërtimin dhe riparimin e kopshteve, përshtatjes dhe pajisjeve për çerdhet, që është 44 për qind më shumë se në vitin 2017 kur rreth 29 milionë denarë janë përdorur për të njëjtin qëllim.

Kjo u tha sot në një konferencën për shtyp nga ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Milla Carovska.

Ajo theksoi se pjesa më e madhe e investimeve, më shumë se 80 për qind, janë në komunat rurale, për të arritur, siç tha, zhvillim të balancuar rajonal dhe t’u japë mundësi të barabarta fëmijëve nga zonat rurale dhe urbane për të arritur rezultate më të mira në arsim dhe më tej në jetën e tyre”.

“Duke përllogaritur edhe gushtin, 42 për qind e buxhetit të planifikuar për këtë qëllim u realizua në vitin 2018, gjegjësisht 17.5 milion denarë janë shpenzuar në kopshte. Kjo shumë është pothuajse e njëjtë me shumën e investuar për tërë vitin 2015 dhe rreth 3 milion denarë më shumë se buxheti i shpenzuar për këtë qëllim në vitin 2016”, shpjegon Cararovska, transmeton MIA.

Ajo shtoi se në periudhën e kaluar për pak më shumë se një vit janë hapur 11 objekte të reja për fëmijët parashkollorë dhe kemi ofruar 86 vende pune dhe kapaciteti është rritur për 616 fëmijë.

“Deri në fund të vitit ne planifikojmë të hapim 14 kopshte të tjerë me një kapacitet total prej 682 fëmijësh dhe janë planifikuar 97 punësime, të cilat duhet të realizohen deri në fund të vitit. Kjo qeveri po investon fonde në zhvillimin e arsimit parashkollor dhe institucioneve të mbrojtjes së fëmijëve në mënyrë që të përmirësojë kushtet për rritjen dhe zhvillimin e fëmijëve në vendin tonë”, tha ministrja.

Sipas saj, përveç krijimit të kapaciteteve të reja, Ministria kujdeset edhe për punonjësit, prandaj me pagën e shtatorit të paguar në tetor, edukatorët dhe kujdestarët do të marrin një pagë prej pesë për qind më të lartë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button