Borë në Slloveni dhe në Itali, stuhi në Kroaci (VIDEO)

Në vendpushimin italian Alta Badia, ka rënë rreth 30 centimetra dëborës. Kjo qendër dimri është e vendosur në Dolomites dhe lartësia varion nga 1.324 në 2.250 metra.

Dëbora po ashtu bie në Kredarica, në Slloveni, ku në orën nëntë të mëngjesit  u matën minus tre gradë Celsius dhe shtresa e dëborës ishte tre centimetra. Gjatë 12 orëve të fundit, ka rënë 6.3 centimetra borë.

Pjesa më e madhe e Kroacisë është prekur nga shira të rrëmbyeshëm dhe temperaturat janë ulur në më shumë se dhjetë gradë. Gjatë natës, vendi u godit nga erëra të forta, ndërsa më tepër u godit Istra.

Në orët e hershme të mëngjesit, një stuhi e goditi pjesën jugore të Adriatikut. Në zonën e Dubrovnikut, në më pak se dy orë, ranë mbi 40 litra shi duke shkaktuar përmbytje në qytet.

Problem ka pasur edhe në qarkullimin ajror. Tre linja ajrore nga Roma, Athina dhe Stambolli janë riorientuar në aeroporte të tjera.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button