Llojet e meshkujve që duhet t`i mbani larg ( përfshirë kopracin)!
Je vetëm? Është normale të kërkosh gjysmën tënde dhe shpresën se do ta takosh sa më shpejt njeriun në krah të të cilit të jetosh e lumtur ( mundësisht, deri në pleqëri), shkruan Bordo.al. Ka disa detaje megjithatë të cilat mund të të ndihmojnë të shmangësh një lidhje të destinuar të dështojë. Cilët janë ata?
- Ai që nuk qëndron besnik
Ky njeri do të kërkojë të dalë me sa më shumë femra edhe atëherë kur hyn në një lidhje serioze. Do të të thotë që nuk I pëlqejnë marrëdhëniet serioze; mos mendo se mund ta ndryshosh!
- Ai që nuk është serioz
Do t`ju premtojë shumë, ka disa ide të jashtëzakonshme me të cilat do të përpiqet të të habisë. Por jepi pak kohë dhe do të shohësh që janë përralla.
- Djali i mamit
Do jetë gjithmonë i varur prej saj, dhe kjo do të bëhet gati e padurueshme sidomos gjatë martesës
- Gënjeshtari
Nuk do të jetë kurrë I sinqertë me ty; nëse nuk të sheh dot në sy kur e pyet se cfarë një ditë më parë, atëherë këtu ka një problem. E plot gjëra të tjera që dalin rrugës.
- Ai që nuk kujdeset për veten
Një njeri që nuk kujdeset për higjenën e tij duhet shmangur që në fillim.
Dorështrënguari, nga ai tipi që dilni dhe secili paguan pjatën e vet, kjo mund të ndodhë dakort, por jo që në takimin e parë. Po e patë këtë gjest, ta dini që më keq do shkojë.