Për të 32-tën herë me radhë organizohet Maratona e Ohrit në not

Tridhjetë notues në konkurrencë të femrave dhe të meshkujve sot do të marrin pjesë në Maratonën e 32-të të notit në Ohër. Fillimi i trasesë 25 kilometërshe në ujërat e Liqenit të Ohrit do të jetë nga “Shën Naumi” deri tek porti.

Sivjet shtegu “Klime Savin” do të jetë pesë kilometra më i shkurtër se 30 të zakonshmet, ndërsa organizator  është Federata e Notit e Maqedonisë. Vendin do ta përfaqësojnë Aleksandar Ilievski dhe Evgenij Pop Acev. Në konkurrencë të meshkujve fronin do ta mbrojë gjermani Aleksandar Stuxhinski, ndërsa në konkurrencë të femrave Barbara Pozoben nga Italia, transmeton MIA.

Fillimin e maratonës së notit do ta shënojë fituesi i njëmbëdhjetëfishtë Petar Stojçev nga Bullgaria. Notuesi bullgar ka fituar nga viti 2001 deri në vitin 2004. Në vitin 2005 nga froni e zbriti francezi Zhill Rondo, ndërsa pastaj ka fituar nga viti 2006 deri në vitin 2012 në seri.

Fondi shpërblyes i Maratonës së 32-të të notit në Ohër është 15.000 dollarë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button