Indi, vazhdon të rritet numri të vdekurve nga reshjet

Numri i të vdekurve nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e tokës të shkaktuara nga reshjet e rrëmbyeshëm në Kerala të Indisë është rritur në 417, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmeve të mediave të vendit, që nga fillimi i sezonit munson në rajon në muajin qershor, numri i të vdekurve nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e tokës të shkaktuara nga reshjet e rrëmbyeshëm është rritur në 417.

Nga përmbytjet 36 persona ende konsiderohen të zhdukur, ndërsa janë ndikuar rreth 800 mijë persona, 5.645 persona janë vendosur në qendrën e strehimit.

Vazhdojnë punimet për kërkimin e të zhdukurve.

Theksohet se dëmi në këtë shtet është rreth 3 miliardë dollarë.

Në shtatë shtete indiane gjatë sezonit të monsunit këtë vit vdiqën më shumë se 1.000 njerëz.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button