Klasa e pestë në “Penko” e fillojnë vitin shkollor me libra të shkatërruara, MASH fajëson shkollën (FOTO)

Nxënësit shqiptarë të klasës së pestë në Shkollën Fillore të Shkupit “Penko”, këtë vit do mësojnë me libra të shkatërruara, nga të cilët është vështirë të mësohet, për shkak se disa prej faqeve janë të grisura dhe nuk mund të lexohet teksti, shkruan Portalb.mk.

Prindërit e brengosur në redaksinë e Portalb.mk kanë dorëzuar disa fotografi të librave të shkollës fillore të cilët shihen se janë të grisur dhe jo në gjendje të mirë.

“Bëhet fjalë për librat e klasës së pestë për vitin shkollor që fillon për pak ditë. Mësuesja  ju a shpërndau fëmijëve këto libra pa pasur turp se këto nuk mund të krahasoheshin në asnjë mënyrë me librat e rregullt pasi janë totalisht të shkatërruar dhe mungojnë edhe disa faqe”, thonë prindërit për Portalb.

Librat e shkatërruar

Ata thonë se Ministria e Arsimit nuk u ka dhënë asnjë lloj përgjigje edhe pse librat thuhet që janë pa pagesë.

Nga ana tjetër nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH), sqarojnë për Portalb.mk se shkollat do të duhet të formojnë komisione për mënjanimin e librave të dëmtuar.

“Sikurse dihet, Ministria e Arsimit dhe Shkencës siguron prej vitesh libra falas për nxënësit e shkollave fillore dhe te mesme dhe siç është e rregulluar me Ligj përdorimi i librave zgjat pesë vite, në përjashtim të teksteve shkollore për nxënësit e ciklit të ulët të arsimit nëntëvjeçar (nga klasa  e parë deri të tretën). Sa i takon çështjes së shpërndarjes së teksteve shkollore tek nxënësit, respektivisht kompletimit të teksteve sipas numrit të nxënësve dhe paraleleve, secila shkollë është e obliguar të formojë komisione të veçanta të cilat merren pikërisht me këto çështje: me mënjanimin e librave të dëmtuar, përpilimin e kërkesave për vitin e radhës, dhe më pas me kompletimin dhe shpërndarjen e teksteve deri te nxënësit.  Në përfundim të çdo viti shkollor këta Komisione bëjnë kërkesë deri te MASH për numrin e teksteve të reja që do t’ju nevojiten për vitin e ardhshëm, për secilën lëndë veç e veç. Pra, shkollat pajisen me tekste sipas kërkesave që kanë bërë paraparkisht1’, thonë për Portalb.mk nga MASH.

Librat e shkatërruar

Nga ky resor shtojnë se është e  vërtetë për të ardhur keq kur sheh libra kaq shumë të dëmtuar, pasi kjo flet për mungesë kujdesi ndaj librit në përgjithësi.

“Është vërtetë për të ardhur keq kur sheh libra kaq shumë të dëmtuar, pasi kjo flet për mungesë kujdesi ndaj librit në përgjithësi. Neve si ministri resore, jemi maksimalisht të përkushtuar të përmirësojmë cilësinë e teksteve shkollore,  si në përmbajtje ashtu edhe në formë. Për vitin shkollor 2018/2019 do të ketë ndryshime pozitive, të cilat do të shpalosen ditëve të ardhshme nga ministri Arbër Ademi në një preskonferencë të posaçme për tekstet shkollore” shtojnë për nga MASH, për Portalb.mk.

Librat e shkatërruar

Ndryshe për veç shkatërrimit të tyre, librat ekzistues në shkollat fillore të cilat mësojnë me tekstet e Kembrixhit, u cilësuan si jo adekuate dhe të pa përshtatshme për kushtet në Maqedoni dhe me shumë gabime gjatë përkthimit, megjithatë edhe pse ky projekt i librave të Kembrixhit u anulua të futet në ciklin e mesëm shkollor, i njëjti nuk u hoq nga ai i ulëti. Vite me radhe prindërit dhe mësimdhënësit u ankuan për këto probleme, por ankesat e tyre hasën në vesh të shurdhër, pasi që zgjidhje të këtij problemi, ata shihnin unifikimin e teksteve shkollore me Shqipërinë.

Librat e shkatërruar

LEXO: LASH: Nevojiten tekste shkollore tërësisht të reja
LEXO: Me ligj, pritet eliminimi i gabimeve në tekstet shkollore
LEXO: Unifikimi i teksteve shkollore me Shqipërinë, ende ëndërr e parealizuar!
LEXO: Maqedoni, unifikimi i teksteve shkollore lihet pas dore!
LEXO: Problemet e teksteve shkollore skandaloze në kurriz të nxënësve edhe në 2016-tën
LEXO: Tekstet shkollore: Përmbajtje fyese për shqiptarët

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button