Çmimi i naftës së papërpunuar rritet me dy për qind

Çmimi i naftës së papërpunuar është rritur me dy për qind, gjë të cilën e ka shkaktuar kërkesa e lartë sezonale, raporton Anadolu Agency (AA).

Nafta e papërpunuar Brent, shënoi një rritje të çmimit me 2.2 për qind, për të arritur në shifrat prej 76.40 dollarë për një fuçi. Një ditë më herët, çmimi i naftës Brent ishte 74.73 dollarë për fuçi.

Të dhënat e fundit zyrtare, flasin se ky çmim, është më i larti që prej 11 korrikut.

Edhe marka amerikane e naftës së papërpunuar, West Texas Intermediate (WTI) u rrit me 2.2 për qind, duke arritur në shifrat prej 69.31 dollarë për fuçi, pasi paraprakisht të enjten mbylli tregtimin me 67.83 dollarë për fuçi.

WTI ka shënuar nivelin më të lartë që prej 8 gushtit.

Rritja e konsumit të karburanteve në SHBA gjatë sezonit të verës, te konsumatori më i madh në botë, rrit edhe kërkesën për naftë të papërpunuar, që sipas ekspertëve ndikon në rritjen e çmimeve.

Veç kësaj, aktualisht po bëhet mirëmbajtja sezonale e rafinerive të SHBA-ve, gjë e cila ulë kërkesën e tyre për naftë të papërpunuar, thonë ekspertët, sipas të cilëve kjo është një tjetër arsye për rritjen e çmimit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button