Të dëmtuarit nga shërbimet e rrymës do të dëmshpërblehen

Rregullat e reja për përdorimin dhe prodhimin e energjisë elektrike parashikojnë një rregullore të dëmshpërblimit. Çdo përdorues që mendon se ka pasur shpërndarje të zvogëluar të Energjetikës elektrike ose nuk ka pasur energji elektrike në një kohë të caktuar dhe ka pësuar ndonjë dëm mund të ngrej procedurë kundër operatorit, tha kryetari i Komisionit Rregullator të Energjetikës, Marko Bislimovski. Në rast se kompanitë përgjegjëse për prodhimin dhe shpërndarjen e energjisë elektrike nuk pajtohen me ankesat e konsumatorëve, do të formohet komision i posaçëm i përbërë nga konsumatori, përfaqësuesi i operatorit dhe një ekspert. Kjo është treshja që duhet të vendosë sa do të jetë dëmshpërblimi, transmeton Alsat M. 

“Çdo konsumator, familje ose konsumator i vogël ka të drejtë të fillojë një procedurë dhe në atë procedurë ai gjithashtu do të vlerësojë dëmin e tij. Ne do t’i kërkojmë operatorit të sistemit të shpërndarjes elektrike të ketë një shërbim të posaçëm që do të punojë për këtë çështje. Një punonjës që do të jetë personi përgjegjës për dëmshpërblimin e konsumatorit të cilit do ti garantohet, se me çdo vendim që do të sjellë në favor të konsumatorit, ai nuk do ta humbasë punën e tij “- tha Marko Bislimovski, kryetar i komisionit rregullator per energjetikë.

Në rast të një ndërprerje të planifikuar të Energjetikës elektrike, e cila është shpallur publikisht në media, por është më shumë se 12 orë, edhe atëherë qytetarët do të mund të kërkojnë dëmshpërblim nga kompanitë. Por në këtë rast, dëmshpërblimi do të jetë një ulje në çmimin që paguhet për rrjetëzimin. Dhe jo vetëm qytetarë, dëmshpërblim do të ketë edhe për kompanitë e pakënaqura që prodhojnë energji elektrike. Që të jenë të dëmshpërblyer prodhuesit, mjafton ndërprerja të jetë më gjatë se pesë orë, thotë Bislimovki

Edhe EVN Maqedoni kryen dëmshpërblim te familjet që kanë pësuar dëm në pajisje elektrike nga ndërprerja e rrymës ose ndonjë problemi të ngjashëm. Për Alsat M thonë se nëse komisioni teknik përcakton se kërkesa është e bazuar, angazhohet një riparues i autorizuar i cili vjen në kontakt me konsumatorin dhe pas vizitës në teren përcaktohet nëse pajisja mund të riparohet apo jo. Të dhënat e EVN-së për vitin e kaluar tregojnë se 42% e kërkesave për dëmshpërblim u refuzuan si të pabazuara, 33% përfunduan me riparimin e pajisjeve të dëmtuara dhe 25% e kërkesave u paguan në bazë të dëmshpërblimit për shkak të mungesës së kushteve të riparimit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button