Ronaldo në vendin e ‘krimit’ pas 144 ditësh

Cristiano Ronaldo ishte autor i një goli fantastik që do të mbetet në mendjet e tifozëve të Juventus në Ligën e kampioneve, rrjetë e cila asokohe hidhëroi bardhezinjtë, por i bëri të shpërthejnë në një lumë ovacionesh që e dhanë efektin këtë verë.

Ai episod e afroi më shumë fituesin e Topit të Artë me kampionët e Italisë, duke ndezur dhe shkëndijën për transferimin e shekullit, transmeton TCH.

Tani Ronaldo, saktësisht 144 ditë më vonë do të rikthehet në vendin e krimit. Mijëra tifozë të Juventus po presin me ankth golin e parë të luzitanit me fanellën e re. Nëse kjo nuk erdhi ndaj Chievos në transfertë, do të ishte ideale nëse do regjistrohej përballë publikut të shtëpisë.

Ronaldo u fut këtë të enjte në Juventus Stadium për stërvitjen me ekipin ndërsa të shtunën në orën 18:00 do ta bëjë sërish për ndjekjen ndaj Lazio.

Cristiano Ronaldo e di që ndaj romanëve nuk do të jetë një shëtitje, por tifozët kanë përgatitur një koreografi të bukur që të stimulojnë lojtarin e tyre kryesor në debutimin në shtëpi.

144 ditë më parë Ronaldo shënonte në portën e Juves me fanellën e realit duke merituar ovacionet e vendasve. Tani do të synojë t’i meritojë sërish me fanellën e duhur në vendin e duhur.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button