Studimi: Konsumi i alkoolit, kurrë i sigurt

Harrojini studimet që ju thonë se një gotë verë është e barabartë me të berit palestër apo se vlen për dobësim. Kur bëhet fjalë për alkoolin asgjë nuk është e shëndetshme dhe e sigurt. Një studim tregon se pasojat janë të pashmangshme.

Një lajm i keq për të gjithë ata që i gëzohen asaj që mendojnë se është një gotë e shëndetshme vere në ditë. Një studim i ri global, i publikuar në revistën shkencore Lancet, ka konfirmuar të dhënat e një studimi paraprak, i cili ka treguar se nuk ka “zonë të sigurt” të konsumimit të alkoolit, transmeton TCH.

Studiuesit kanë pranuar se konsumimi mesatar mund të ndihmojë kundër sëmundjeve të zemrës, mirëpo edhe kanë dalë në përfundimin se rreziku nga kanceri dhe sëmundje tjera tejkalojnë “të mirat” e konsumimit.

Një autor i studimit ka thënë se rezultatet janë shumë të rëndësishme për të shkak të një vargu faktorësh që janë marrë parasysh. Studimi, që ka vrojtuar nivelin e konsumimit të alkoolit dhe efekteve në shëndet, ka përfshirë 195 shtete nga viti 1990 deri më 2016.

Duke analizuar të dhënat e moshave nga 15 deri në 95 vjeç, hetuesit kanë krahasuar personat që nuk kanë konsumuar alkool asnjëherë në krahasim me ata që kanë konsumuar një pije në ditë. Ata më pas kanë gjetur se nga 100,000 jopërdorues, 914 do të përballeshin me ndonjë problem të lidhur me alkoolin siç është kanceri apo ndonjë plagë.

Por edhe katër persona më shumë se sa lista paraprake do të preken nga këto sëmundje nëse konsumojnë një pije në ditë, duke rritur rrezikun me 0.5 përqind. Për personat që konsumojnë dy pije alkoolike në ditë, rreziku i përballjes me sëmundje rritet për 7 përqind, ndërsa për konsumuesit e pesë pijeve alkoolike në ditë, rreziku rritet në 37 përqind.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button