Është hapur kopsht për fëmijë në një fshat të Velesit

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Mila Carovska dhe ministri i Financave Dragan Tevdovski së bashku me kryetarin e Komunës së Velesit, Ace Kocevski sot e hapën kopshtin e parë në fshatin Karasllari në Veles, transmeton Portalb.mk.

Objekti i kopshtit, që është emëruar “Pinokio” ka kapacitet prej për 40 fëmijë, ndërsa nga buxheti për këtë kopsht janë ndarë rreth 850 mijë denarë.

“Qëllimi ynë është që vazhdimisht t’i hapim kapacitetet e hapësirave të kopshteve të fëmijëve në vend dhe në programin parashkollor t’i kyçim edhe fëmijët e mjediseve rurale që deri tani nuk kanë pasur hapësirë. Për këtë, ne si qeveri punojmë me përkushtim që çdo fëmije t’i sigurojmë kushte për rritje dhe zhvillim më të mirë”, tha ministrja Carovska në hapjen e kopshtit.

Ministri i Financave, Dragan Tevdovski theksoi se është duke u investuar në kopshte, por edhe në kuadrin që punojnë me fëmijë.

“Nga shtatori është parashikuar rritje 5 për qind e rrogave për të gjithë 4.300 të punësuarit nëpër kopshte”, deklaroi Tevdovski.

Tevdoski gjithashtu njoftoi se është duke u punuar në një projekt që kushton 35 milionë euro për ndërtimin e kopshteve, në bashkëpunim me Bankën Botërore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button