Mbretëresha takon ish-kreun e IRA-s

Monarkja britanike ka bërë atë që shumë vetë nuk mendonin se do të ndodhte gjatë sundimit të saj. Martin Meginis ish-komandanti i lartë i IRA-s që luftonte kundër pushtimit britanik të Irlandës së Veriut, ka shtrënguar duart me Mbretëreshën gjatë vizitës së saj në këtë territor britanik. 

Shkëmbimi i duarve fillimisht është zhvilluar privatisht, por përcjelljet janë lejuar të filmohen nga kameramanët dhe fotografët në një marrëveshje paraprake  mes Pallatit Mbreteror dhe mikpritësve.

Nuk është hera e parë që Mbretëresha, si Kreu i Komenuellthit britanik ose ish kolonive, është takuar edhe me përfaqesues që dikur kanë luftuar kundër sundimit britanik, por takimi i sotëm me ish komandantin e IRA-s, sot zëvendëskryeministër në qeverinë e Irlandës së Veriut, eshte shume i veçantë.

Kjo pasi IRA ka vrare kushëririn e Mbretreshes, Lordin Louis Mountbatten në vitin 1979. Lordi Montabatten ishte xhaxhi i burrit te Mbretëreshes Princit Filip dhe u vra në një atentat, kur anija e tij shpertheu ne Republikën e Irlandës. Tre vetë humbën jetën, përfshi edhe nipin e tij 14-vjeçar nga ky atentat.Takimi historik në Belfast ndodh 14 vjet, pasi IRA nderpreu betejën e saj ndaj pretendimit britanik për provincën dhe është një tjeter gur kilometrik dhe sipas të gjitha gjasave i fundit në procesin e paqës, sukesi i të cilit konsiderohet si etalon studimor për konflikte të ngjashme në botë. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button