Para publike nuk do të ketë për “Shtabin e krizës për bojkotim të referendumit”

Qeveria e Maqedonisë do të ndajë para vetëm për Kuvendin e Maqedonisë që deputetët të zhvillojnë fushatë për referendum, por jo edhe për “Shtabin e krizës për bojkotim të referendumit”, njofton Portalb.mk.

“Qeveria ka siguruar para nga buxheti shtetëror për Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, respektivisht deputetët dhe subjektet politike, të cilët janë të përzgjedhur nga qytetarët e Republikës së Maqedonisë, në zgjedhjet e fundit parlamentare, në dhjetor të 2016-s”, njoftoi zëdhënësi i Qeverisë së Maqedonisë, Mile Boshnjakovski.

Përndryshe, para disa ditësh “Shtabi i krizës për bojkotim të referendumit”, në përbërje të së cilit janë Janko Baçev, Solza Gërçeva dhe Lupço Palevski dorëzuan kërkesë deri te Qeveria e Maqedonisë për miratim të mjeteve financiare për fushatën e tyre që do ta zhvillojnë për referendumin.

“Shtabi i krizës për bojkot të referendumit” kërkon para nga Qeveria për fushatën e tyre

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button