Me 5.000 denarë në muaj do të ulet papunësia

Me 5.000 denarë në muaj për 1.000 praktikantë deri në 27 vjeç, shteti do ta ulë papunësinë. Agjencia për punësim përmes shpalljes do t’i motivojë punëdhënësit që të trajnojnë kuadro, me detyrim që gjysmën e tyre t’i mbajnë.

“Agjencia nesër do të shpallë konkurs. I inkurajojmë të gjithë të papunësuarit deri 27 vjeç që të paraqiten”, deklaroi Spiro Ristovski, ministër i Punës dhe Politikës Sociale.

Punëdhënësit treguan interesim më të madh për trajnim në procesin e prodhimit. Ka nevojë për kuadro të reja, por ka edhe dituri të pamjaftueshme, kështu tregon përvoja, pranon drejtori i Agjencisë për punësim, Vllatko Poposki.

“Po hapen gjithnjë e më shumë kompani të reja. E ne për momentin nuk disponojmë me fuqi përkatëse pune”, deklaroi Vllatko Poposki drejtor i Agjencisë për punësim. /portaalb/

 

Lajme të ngjashme

Back to top button