Sanksione të reja për krimin nga urrejtja: Qeveria e Maqedonisë po e ndërron ligjin

Sanksione të reja për krimin nga urrejtja, parashohin ndryshimet dhe plotësimet e dispozitave të Kodit Penal, në të cilin tanimë po punon Ministria e Drejtësisë. Prej atje njoftojnë se po përgatisin propozim – ligj për ndryshime me të cilat do të përfshihen plotësimet në dispozitat ku sanksionohet krimi nga urrejtja, njofton Portalb.mk.

“Qëllimi i ligjit është që të kryhet harmonizim me standardet evropiane në fushën e krimit nga urrejtja”, qëndron në sqarimin e cila është vendosur në Regjistrin e Vetëm Nacional Elektronik të Republikës së Maqedonisë.

Megjithatë, ndryshimet dhe plotësimet ende nuk janë të vendosura në faqe.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button