Në 11 fshatra të Kërçovës, ndalohet uji i pijshëm

Uji i pijshëm në disa fshatra në Komunën e Kërçovës ka bakterie dhe nuk mundet që të shfrytëzohet për pije, as për përgatitje të ushqimit. Banorët nëse duan ta shfrytëzojnë ujin për pije ose përgatitje të ushqimit, obligativisht duhet që paraprakisht ta vlojnë, njofton Portalb.mk.

“Departamenti për Higjienë dhe Ekologji Shëndetësore nga Kërçove na ka njoftuar se për shkak të ndotjes bakteriale të ujit në disa ujësjellës të fshatrave në Komunën tonë nuk mund të shfrytëzohet për pije dhe për përgatitje të ushqimit. Në këtë listë janë fshatrat: Miokazi, Çellopek, Orllancë, Svetoraç, Dupjan, Reçan, Krushnicë, Biogr Dolenci dhe çema në rrugë në këtë fshat, më pas çezmat në Vidran dhe Pateec”, deklaroi Suzana Taseska, nga Komuna e Kërçovës.

Ajo ka informuar se për shkak të bakterieve që gjenden në ujin e pijshëm dhe mungesë të mjaftueshme të klorit , nuk guxon që të përdoret ujin për pije edhe nga ujësjellësi qendror në Zajas.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button