Me protesta kundër Marrëveshjes për Emrin, do të pritet Cipras në Selanik

Protesta kundër Marrëveshjes së Prespës për çështjen e emrit organizojnë organizatat e diasporës greke dhe “Komiteti për luftë për Maqedoninë” më 8 shtator, gjegjësisht në ditën kur në mënyrë solemne do të hapet Panairi i 83-të ndërkombëtar në Selanik dhe fjalim do të mbajë kryeministri grek, Aleksis Cipras, njofton Portalb.mk.

“Më 8 shtator në Panairin Ndërkombëtar në Selanik, populli grek do të tregojë se kryeministri Aleksis Cipras, ministri i Punëve të Jashtme, Nikos Koxias, partneri koalicionues Panos Kamenos, të gjithë ministrat nga Qeveria dhe politikanët që e përkrahin Marrëveshjen e Prespës janë të padëshiruar në Selanik dhe Maqedoni, pasi që me marrëveshjen e kanë finalizuar krimin historik që çon deri te ndarja e vendit dhe është kundër popullit grek”, shkruajnë organizatorët në thirrjen e tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button