Pse femrat zgjedhin një partner të pashëm por jo të zgjuar?

Të mburresh me zgjuarsinë tënde mund të duket si një ide shumë e mirë kur përpiqesh që të impresionosh një femër por në fakt sipas një studimi të kryer kohët e fundit burrat të cilët janë të zgjuar kanë gjasa që të refuzohen nga seksi i kundërt. Sipas një studimi të kohëve të fundit të kryer në universitetin e Australisë Perëndimore u zbulua se femrat nuk dëshironin partner që janë shumë inteligjentë ose shumë të pashëm. Por kjo nuk qëndron për meshkujt pasi ata nuk i besdis fakti që të kenë përkrah një femër shumë të bukur apo me nivel shumë të lartë inteligjence, përcjell Bordo.al. 

Studiuesit morën në pyetje qindra njerëz dhe zbuluan ata ndiheshin të tërhequr më shumë nga partnerë që ishin romantikë. Pjesëmarrësit listuan 4 cilësi- pamja e jashtme, zgjuarsia, sjellja dhe socializimi me të tjerët. Ata u pyetën që të thonin sa do të tërhiqeshin nga partner potencialë të cilët ishin  për shembull më të sjellshëm se 1% e popullsisë e kështu me rradhë 20% ,30% etj. Për çdo përqindje, pjesëmarrësit i listuan partnerët e tyre me një shkallë nga 1-6 pikë  nga ‘nuk më tërheq fare’, ‘më tërheq shumë’.

 Rezultatet treguan sa më e dukshme ishte cilësia aq më tërheqës ishtë personi si partner- në shumicën e rasteve. Por për femrat, partnerët e humbën atë tërheqjen në krye të shkallës së matjes për shkak të disa tipareve. Femrat thanë se një partner do të ishte më tërheqës nëse do të ishte më inteligjent se 90% e popullsisë në përgjithësi. Ama kjo tërheqje ulej nëse ai person ishte më Inteligjent se 99% e popullsisë. E njëjta gjë ndodhi edhe për kategoritë e tjera si pamja e jashtme apo socializimi me të tjerët.

Burimi/Dailymail

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP