Mbreti maroken fal qindra të burgosur për Kurban Bajramin

Ministria e Drejtësisë e Marokut ka bërë të ditur se Mbreti Mohammed VI ka falur 889 persona, duke përfshirë mbi 170 të arrestuar kohës së fundit për pjesëmarrje në protesta në rajonin malor Al-Rif të vendit, raporton Anadolu Agency (AA).

Ministria marokene thekson se amnistia me dekret mbretëror, synon që të përkojë me festën katër ditore të Kurban Bajramit, e cila filloi nga dita e djeshme.

Ministria nuk dha detaje rreth individëve të falur, por sipas raportimeve të medias lokale, ata përfshijnë të paktën 170 persona të arrestuar gjatë kohës së fundit për pjesëmarrje në protesta në rajonin verior Al-Rif.

Që nga fundi i vitit 2016, rajoni malor Al-Rif i Marokut është përfshirë nga protesta të parregullta në rrugë përmes të cilave kërkojnë zhvillim lokal dhe një fund të korrupsionit.

Në fund të vitit të kaluar, mbreti shkarkoi katër ministra të qeverisë për faktin se nuk po zbatojnë një plan zhvillimor të qëndrueshëm për rajonin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button