Feston 23 – vjetorin, dy urimet më të veçanta për Dua Lipën

Dua Lipa sot feston ditëlindjen e saj të 23 -të dhe nuk kishte si të ndodhte ndryshe, urimet ishin të shumta nga ndjekës e të afërm, por urimet që tërhoqën më shumë vëmendjen ishin ato të prindërve të saj, Dukagjin dhe Anesa Lipës, shkruan Bordo.al. 
Familja Lipa ka një mënyrë urimi të veçantë, zgjedhin gjithmonë foto të vjetra dhe me kuptim për të uruar ditët speciale!
Të dy ata kanë zgjedhur foto kur Dua ka qenë vetëm pak muajshe për t’i uruar ditëlindjen.


“Jam nëna më e lumtur në botë që kam një engjëll si ti. Gëzuar ditëlindjen dashuria ime!” , – me këto fjalë ka zgjedhur nëna e saj, Anesa për ta uruar të bijën.


Ndërkaq i ati ka zgjedhur një foto ku këngëtarja ka qenë shumë e vogël dhe bashkëngjitur fotos ka shtuar: “Gëzuar 23 – vjetorin dashuria ime. Do të mbajë gjithmonë ngjitur zemrës time. Të dua.”
Dua ka vendosur ta festojë ditëlindjen e saj më familjen dhe miqtë në Ibiza, Spanjë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button