Rritet forca e Audi R8 V10 me 610 kuaj fuqi

Vetë modeli standard i Audi R8 V10 bën pjesë në klasën e super-veturave sportive, por edhe përkundër kësaj, ata që duan përmirësim të këtij modeli, do ta kenë mundësinë e tyre.

Për të tillët, kompania gjermane Racing One, ka përgatitur përpunimin e modelit serik R8 me motor V10. forca standarde prej 525 kuaj fuqive, është rritur në 610 kuaj fuqi.

Rritja e forcës është arritur përmes gypave të gazrave nga titani i shtrenjtë, ndërsa një kontribut e kanë dhënë edhe amortizatorët Bilstein.

Brendia është pajisur me detaje sportive, duke përfshirë edhe ulëset dhe rripat e sigurisë. Për 100 kilometra të kaluara, ky model harxhon 13.7 litra, derisa shpejtësia maksimale është 320 km/h. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button