DHP mbyll dhjetëra ndërmarrje në Ohër

Drejtoria për të Hyra Publike, ka mbyllur dhjetëra ndërmarrje në Ohër që nuk kanë dhënë llogari fiskale.

Siç thonë nga DHP, për shkak të mosrespektimit të ligjit janë sanskionuar disa restorante, dy ndërmarrje gjeodezike, një laborator fotografie, auto-larje, televizion kabllovik dhe një bar veror.

Për shkak të parregullsive të vërtetuara në punë, u është shqiptuar gjobë dhe ndalesë e përkohshme për ushtrim të veprimtarisë. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button