Maqedoni, shpenzimet familjare më të larta nga paga mesatare

Nevojat minimale mujore të një familjeje katër anëtare në Maqedoni janë më të larta se paga mesatare neto.

Sipas të dhënave të cilat dje i publikoi Enti shtetëror për statistikë, paga mesatare neto në qershor ka qenë 24.203 denarë, ndërsa nevojat minimale mujore të një familjeje katër anëtare në të njëjtin muaj, sipas Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë (LSM), kanë qenë 32.658 denarë.

Shporta sindikale e konsumit të cilën e përpunon Lidhja e sindikatave të Maqedonisë tregon se më shumë para shpenzohen për ushqim dhe pije dhe për shërbime komunale dhe për mirëmbajtjen e shtëpisë. Më pak para mbesin për veshje dhe këpucë, shërbime shëndetësore dhe për aktivitete kulturore, transmeton MIA.

Ashtu, në qershor për ushqim dhe pije janë shpenzuar 13.609 denarë, për shërbime komunale 10.491 denarë, për transport 2.349 denarë, ndërsa për higjienë personale dhe për mirëmbajtje të shtëpisë nevojiten të ndahen minimum 2.308 denar.

Vlera e shportës sindikale në qershor për 162 denarë është më e lartë se shporta sindikale në korrik, sipas LSM-së, janë nevojitur 32.496 denarë për nevojat themelore mujore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button