Familja mbretërore ka një rregull të çuditshëm për Harry-n dhe Meghan kur ata të bëhen prindër

Familja mbretërore ka një protokoll shumë të komplikuar. Ne njerëzve të zakonshëm na duket e vështirë të përshtatesh me rregullat strikte të pallatit mbretëror. Meghan Markle, Dukesha e Sussex që në fillimet e lidhjes së saj me princin Harry, e ka ditur gjithmonë se ka rregulla të veçanta për çdo aspekt të jetës. Gjithsesi situata është ndryshe kur fut këmbët brenda pallatit mbretëror. Nga jashtë mund të duket krejt tjetër, por brenda gjëra ndryshojnë. Meghan Markle duhet të përballet edhe me rregulla që kanë të bëjnë me fëmijët e saj, kur ajo të bëhet mama. Sipas ekspertëve të familjes mbretërore, Mbretëresha Elizabeth II ka kujdestarinë e plotë të fëmijëve që do të ketë Meghan, transmeton Class.

U çuditët? Ky është një rregull i vështirë për Meghan, por do t’i duhet ta pranojë. Ky është një rregull 300-vjeçar që vazhdon ende të zbatohet. Mbretëresha ka të drejta të plota jo vetëm për fëmijët e Meghan dhe Harry-t, por gjithashtu edhe për fëmijët e princit George, rinceshës Charlotte dhe princit Louis. Mbretëresha, siç tregon eksperti, nuk ka ndërhyrë ndonjëherë në mënyrën si i kanë rritur fëmijët Kate ose William, por gjithsesi kur ka vendime të rëndësishme rreth tyre, gjithmonë pyetet Mbretëresha.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button