Premtimet për Çairin, banorët skeptik për kanalizimin atmosferik në Seravë

Shumica e lagjeve në komunën e Çairit ballafaqohen me probleme të shumta gjatë reshjeve të shiut, pasi që mbipopullimi i kësaj komune dhe mungesa e kanalizimit atmosferik shkakton vërshime pothuajse çdo herë që bie shi. Zgjidhje e këtij problemi nga komuna u tha se është ndërtimi i kanalizimit atmosferik i cili nuk do të lejon mbledhjen e ujit në rrugë, ku si pasojë futet në shtëpitë e banimit në Seravë, Dizhon dhe Gazi Babë, shkruan Portalb.mk.

Kryetari Visar Ganiu në intervistën e dhënë për Portalb.mk premtoi se do të ndërtohet kanalizim atmosferik në lagjen e Seravës, e cila ka më së shumti probleme me vërshimet.

Zëdhënësi i kësaj komune, Kushtrim Alla bëri të ditur për Portalb.mk se projekti për këtë kanalizim është ende në përpilim e sipër, dhe nuk jep ndonjë datë të fillimit apo të përfundimit për këtë projekt.

“Projekti për kanalizimin atmosferik në Seravë po përpilohet dhe nuk mund të kalojë pa qenë mirë i përpiluar për të mos hasur në problemet dhe për të mundësuar funksionim solid të tij pa asnjë pengesë”, tha për Portalb.mk, Alla.

LEXO: Disa shtëpi në Çair të pa banueshme për shkak të vërshimeve
LEXO: Komunën e Çairit lehtë e ‘merr lumi’

Por shqetësimi i banorëve qëndron se si do të ndërtohet ky kanalizimi dhe dyshojnë në funksionimin e tij, pasi që kanalizimi atmosferik i cili u ndërtua vite më parë po në këtë komunë, në rrugën Xhon Kenedi është me defekt.

“Janë premtuar shumë gjëra, nuk e dimë, ende nuk po shohim diçka konkrete. Kanalizimi atmosferik u ndërtua në Xhon Kenedi por prap mblidhet uji, çka nëse edhe në lagjen tonë ndodh një gjë e njejt? Nuk na duhet projekte jofunksionale”, thonë banorët e lagjes së Seravës.

Ndërkaq kryetari i komunës së Çairit, Visar Gani gjatë fushatës së tij parazgjedhore premtoi shumë gjëra lidhur me përmirësimin e kushteve të kësaj komune, e cila për vite të tëra është lënë në mjerim dhe në kaos të vërtetë.

LEXO: Shkupi ‘noton’ në llom (FOTO)
LEXO: Sërish vërshime në Çair (FOTO)
LEXO: Vërshimet, komuna e Çairit i ik përgjegjësisë duke fajësuar tjerët
LEXO: Rrjeti atmosferik në Çair jofunksional! (FOTO)
LEXO: Qyteti i Shkupit nuk parasheh rregullimin e rrjetit atmosferik në Çair, Komuna nuk kërkon llogari

Intervistë me kryetarin e Komunës së Çairit, Visar Ganiu: realizimi i disa projekteve nuk varet nga ne (VIDEO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button