Ligjvënësit gjermanë: Në BE, jo konflikte për kufijtë

Ligjvënësi i koalicionit qeverisës në Gjermani Josip Juratoviçv ka thënë se Bashkimi Evropian nuk do të ndikohet nga vendimi i Uashingtonit, por do të mbajë qëndrimin e tij.

Në fjalën e tij Juratoviç deklaroi se pozicioni i Brukselit në lidhje me Marrëdhëniet e Serbisë me Kosovën do të vendoset ‘ekskluzivisht’ në përputhje me rregullat e bllokut dhe pa u ndikuar nga opinion i SHBA-së.

Gjithashtu ai tha se BE nuk është e gatshme të importojë probleme kufitare si ato ekzistuese mes Sllovenisë dhe Kroacisë, transmeton Vizion Plus.

Ndërsa, ish –emisari special i BE-së për Kosovën, Wolfgang Petritsch, i druhet një konflikti të ngrirë dhe shtron mundësinë e atij që e quan “korrigjim kozmetik të kufijve”. “Në 2019 janë zgjedhjet për Parlamentin Evropian dhe kam frikë se përbërja e re e Komisionit Evropian mund ta shmangë zgjidhjen e çështjes e Kosovës. Koha pra, është esenciale në këtë rast”, ka thënë ai për gazetën serbe “Danas”.

Petritsch e përshkruan përplasjen serbo-shqiptare si konfliktin e fundit historik në rajon, ku theksoi se “korrigjimi administrativ” i kufijve ka të meta potenciale në qoftë se nuk bëhet në bashkëpunim të ngushtë me OKB-në, BE-në e OSBE-në.

Gjithashtu, kancelarja gjermane Angela Merkel është shprehur kategorikisht kundër ndryshimit të kufijve, por Petritsch porosit se duhen dëgjuar me kujdes personat që marrin vendime në Prishtinë dhe Beograd në lidhje me dialogun në Bruksel.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button