Salah, Modriç dhe Ronaldo kandidatë për Lojtarin e Vitit

Egjiptiani Muhammed Salah, kroati Luka Modriç dhe portugezi Cristiano Ronaldo janë nominuar si kandidatë për çmimin “UEFA Lojtari i Vitit”, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në njoftimin e UEFA-s, thuhet se si rezultat i votave të 80 trajnerëve dhe 55 gazetarëve me detyrë në Ligën e Kampionëve dhe Evropa Ligës të sezonit të kaluar, numri i kandidatëve për lojtarin më të mirë të sezonit 2017-2018 në Evropë ka rënë në tre.

Si rezultat i votimit, 3 futbollistë, Cristiano Ronaldo nga Juventusi i cili sezonin e kaluar luante për Real Madridin, Muhammed Salah nga Liverpooli dhe Luka Modriç nga Real Madridi janë nominuar për lojtar më të mirë.

Çmimi do të jepet më 30 gusht në Monaco.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button