Mish qengji në furrë: I lëngshëm dhe i shijshëm mu sikur ta kishit pjekur nën saç!

Ky gatim që sjell traditë në tavolinat tuaja “të çon” në një ambient fshati, por mund të sillni një aromë të veçantë dhe në kuzhinën shtëpiake.

Kini kujdes që mishi duhet të piqet një kohë të gjatë dhe ngadalë, transmeton Telegrafi.

Përbërësit e nevojshëm:

▪ Një kilogram e gjysmë mish qengji
▪ 500 ml ujë
▪ Gjysmë preshi
▪ 3 qepë madhësie mesatare
▪ 1 kokë hudhre
▪ 2 karota
▪ 1,2 kg patate
▪ Kripë
▪ Spec të kuq të bluar
▪ Rozmarinë
▪ Majdanoz
▪ Piper

Përgatitja:

Mishit të qengjit në fillim qitni kripën dhe pastaj vendoseni në tepsi, shtoni patatet (bën të jenë të prera apo të plota), preshin, hudhrën, karotën dhe qepën.

Qitni ujin, vajin, shtoni erëzat dhe të gjitha përzieni mirë. Piqeni së paku dy orë në furrë të nxehtë në 200 gradë.

Në orën e parë tepsinë mbulojeni me folie apo të gjitha vendosni në tepsi për pjekje dhe vazhdoni pjekjen.

Ju bëftë mirë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button