Një 14-vjeçar ka djegur një bankomat në Tetovë

Një 14-vjeçar nga fshati Otushishte të Tetovës është i dyshuar se dy herë ka djegur një bankomat në Tetovë.

Kundër minorentit SPB Tetovë parashtroi kallëzim penal për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për dy vepra të kryera penale “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, transmeton MIA.

Sipas kallëzimit, 14-vjeçari më 12 dhe 27 qershor të këtij viti në Tetovë me çakmak ka shkaktuar zjarr në një bankomat, i cili ka qenë i vendosur nga ana e jashtme e një dyqani për këpucë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button