Ngjarje e rëndë në Prizren, gruaja u dhunua 4 vjet rresht

Një qytetare e Prizrenit të hënën i është drejtuar stacionit policor në këtë qytet për të raportuar dhunimin dhe shantanzhin e vazhdueshem që i është bërë nga një mashkull.

Sipas raportit të Policisë bëhet fjalë për një periudhë 4 vjeçare, që prej vitit 2014 e deri në tani në 2018, që viktima femër shtantazhohet dhe dhunohet seksualisht nga i dyshuari, transmeton Ora.info.

Sipas policisë, nuk raportohet për të lënduar, ndërsa viktima është dërguar në strehimoren e qytetit.

I dyshuari është duke u kërkuar nga Policia pasi që i njëjti gjendet në arrati.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button