Disa pjesë të Shkupit nesër pa energji elektrike

Pa energji elektrike nesër nga ora 8 deri në orën 12:30 do të mbeten një pjesë e shfrytëzuesve nga rruga “Sreqko Puzhallka”, pjesa nga rruga në të djathtë dhe në të majtë pas SHF “Kërste Petkov Misirkov” nga numri 124 deri në numrin 170 dhe nga numri 55 deri në numrin 89 në komunën e Gazi Babës.

Në periudhën nga ora 9 deri në orën 13 pa energji elektrike do të jenë një pjesë e shfrytëzuesve nga rruga “Cërvena voda” në komunën Qendër.

Nga ora 8 deri në orën 9:30 nesër pa energji elektrike do të mbeten një pjesë e shfrytëzuesve nga rrugët “Apostoll Gusllarot” dhe “Nikolla Trimpare”, në komunën Qendër.

Siç informon Qendra rajonale për Menaxhim me Kriza e Qytetit të Shkupit, arsye për ndërprerjen në furnizimin me energji elektrike është realizimi i intervenimeve të planifikuara teknike në rrjetin distributiv nga ekipe të “EVN Maqedoni” SHA.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP